Në prangat e policisë kanë përfunduar nënë e bir në fshatin Xibrakë të Elbasanit, pasi në banesën e tyre u gjet drogë.

Në pranga Jorgen dhe Sanije Veliu, 21 dhe 46 vjeçe.

Arrestimi i tyre, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi hetimor në banesën e tyre në fshatin Xibrakë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 500 gr lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit kanabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.