Dy persona në Durrës janë kapur me nga një shiringë me lëndë narkotike e llojit heroinë.

Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet R.M., dhe R.M., vjeç 22 e 39, banues në Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.14.

Policia ka sekuestruar shiringat e heroinës në cilësinë e provës materiale ndërsa ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Neni 283/1 i Kodit Penal