Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë një 27-vjeçar i cili drejtonte mjetin nën efektin e drogës.
Në pranga ra shtetasi K. B., 27 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për pasagjerin në këtë automjet, shtetasin K. J., 24 vjeç, banues po në Vlorë.
Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.