Tre persona në kërkim e të dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, janë ndaluar nga uniformat blu në Durrës.
Dy prej tyre janë kapur në kufi, konkretisht nga ana e specialistëve të Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin.
U kap shtetasi A.D., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me Vendimin penal nr.850, dt. 30.07.2015 e ka dënuar me 4 (katër) muaj burg për veprën penale “Vjedhja”. Për veprime të mëtejshme iu dorëzua Efektivëve të Elbasanit.
U kap gjithashtu në port, shtetasi A.L. 46 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Vendimin Penal nr. 1674 dt.06.06.2017 e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrim”. Për veprime të mëtejshme iu dorëzua Efektivëve të Tiranës.
Ditën e premte u bë i mundur edhe ndalimi i shtetasit në kërkim A. R., 51 vjeç, banues në Durrës. Ai është dënuar me dy muaj burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Ndërhyrje pa të drejtë në jetën private”.





