Autoritetet italiane kanë shkatërruar një grup narko-trafikantësh domenikanë mes të cilëve dhe 1 shqiptar, të cilëve u është sekuestruar edhe një sasi prej 760 kg kokainë.
Si rezultat i këti operacioni, 21 persona janë vënë në pranga, shumica janë domenikanë, 4 prej tyre gra, ndërsa një prej të arrestuarve mësohet se është shqiptar.
Ndërkaq pjesë e rrjetit janë dhe disa shtetas italianë, të gjithë të akuzuar për trafik droge e riciklim parash.
Kokaina e sekuestruar, sipas autoriteteve italiane, do të sillte një përfitim shitje me shumicë rreth 23 milionë euro e në pakicë 61 milionë euro.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 5 autovetura, 341 mijë euro cash, e një motorr.
Grupi i trafikantëve i kishte bazat e tij në Romë, Milano, Bologna, Vado Ligure, Terni, Santa Croce sull’Arno e Creazzo.
Kokaina mbërrinte në territorin italian përmes kontejnareve që transportonin lëkurë të papërpunuar të viçit për llogari të një kompanie italiane e hapur enkas për këtë punë.
Hetimet e këtij operacioni kanë nisur më shkurt të vitit 2022 e kanë çuar në kapjen e gjithsej të 760 kg kokainë.





