Forcat e policisë kanë finalizuar me sukses operacionin anti-drogë të koduar “Tekstili”, gjatë të cilit janë sekuestruar mbi 70 gramë kokainë.

Në pranga kanë rënë ushtaraku Xhuljano Kasa 22 vjeç dhe Denis Kanani 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Sipas bluve të Tiranës, këta dy shtetas janë konstatuar të ulur në një lokal në rrugën “Llambi Bonata”, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në tavolinën ku këta dy shtetas ishin ulur janë gjetur qese të tejdukshme me lëndë të dyshuar narkotike, të mbuluara me një xhup. Gjatë kontrolleve në banesat përkatëse janë gjetur mbi 500 gramë kanabis, si dhe janë sekuestruar disa armë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.