Itali, 6 gusht 2014 – Roja e Financës e Leçes ndaloi një makinë Ford Fiesta, që udhëtonte nga Leçja për në Brindizi.
Në makinë ishin italiani Fabio Kakaçe (Cacace), 33 vjeç, me precedentë penalë dhe shqiptari Qamil Bujari, 53 vjeç me precedentë penalë për drogë.
Qënia e të dy personave me precedentë penalë i shtyu finacierët të kontrollonin makinën.
Në bagazh gjetën 53 pako me kanabis, me peshë totale 53 kg.
Besohet se kjo drogë është pjesë e një sasie shumë herë më të madhe të mbërritur me rrugë detare nga brigjet shqiptare.
Qamili dhe Fabio u arrestuan në flagrancë dhe u dërguan në burgun e Brindizit.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





