Policia italiane ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen se kanë vjedhur një seri vilash luksoze në Itali gjatë muajit qershor të këtij viti.

Ata janë: Myslim Hoxha 26 vjeç, Përparim Pira 45 vjeç dhe Albert Kledi Gjelleshi 37 vjeç. Sipas mediave italiane, shqiptarët e kryenin aktivitetin e tyre në San Nikola Arsela të Kazertës.

Ata akuzohen për grabitje, pjesëmarrje në organizata kriminale, shantazh dhe marrje të pronës përmes kërcënimit.