Policia e Malit të Zi ka sekuestuar mbrëmjen e djeshme mbi një ton kokainë, sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në këtë shtet.
Droga ishte fshehur në një kontenier me banane.
Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar dy persona. Kontrollet janë kryer në Mojanoviq, një lagje në periferi të kryeqytetit Podgorica, ku u gjet dhe lënda narkotike.
“Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, shkroi në “Twitter” zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.






