Një sasi prej 384 kg kokainë u sekuestrua nga policia australiane ndërsa dy burra përfunduan në pranga në Uellsin e Ri jugor.
Sasia e drogës është ndër më të mëdha të kapura nga policia dhe përfaqëson thuajse gjysmën e sasisë së kokainës të kapur vitin e shkuar në kufijtë australianë.
Vlera e lëndës narkotike është rreth 100 milionë euro nëse do të shitej në tregun me pakicë. Droga u gjet e fshehur në një ekskavator gjigant e dërguar nga Afrika e Jugut. Policia tha se i duhen dy ditë për të hapur ekskavatorin e dytë dhe për të hequr kokainën.





