Policia e kantonit St.Gallen në Zvicër ka shkatërruar një grup të organizuar kriminal, që trafikonte heroinë.

Grupi kriminal shqiptar trafikonte heroinë e cila vinte nga Shqipëria dhe shpërndahej në këtë rajon.

Në prangat e policisë ranë katër shqiptarë dhe dy serbë të cilët shpërndanin drogën, këta të fundit vëllezër.

Policia sekuestroi 15 kilogramë heroinë me një vlerë prej të paktën 1 milion franga si dhe shumë para cash.

Droga vinte në Zvicër nga korrierët shqiptarë dhe më pas shpërndahej.