Policia e Fierit ka ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili dyshohet se aksidentoi për vdekje 22-vjeçarin Arif Xhafa, mbrëmjen e të dielës.

Nga burimet zyrtare, mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale A.B, 24 vjeç, banues në Pojan.

24-vjeçari teksa drejtonte mjetin tip "Volkswagen" në aksin rrugor Fier-Dërmenas, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin A.Xh dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale