Policia e Malit të Zi ka vënë në pranga tre shtetas malazezë që po trafikonin 258 kilogram drogë nga Shqipëria. Mediat e shtetit fqinj raportojnë se 3 të rinjtë e merrnin drogën nga Shqipëria dhe e kalonin me mjete lundruese përmes Liqenit të Shkodrës.
Autoritetet kanë sekuestruar katër thasë me 258 kilogram drogë, e dyshuar si kanabis sativa, pasi kishte si synim të shpërndahej në territorin e Malit të Zi
"Në vendin e quajtur Sharove Topole në territor të Komunës së Tuzit janë sekuestruar katër thasë me 258 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, të cilat u gjeten një furgon, e cila pasi është kaluar me anë të mjeteve lundruese përmes Liqenit të Shkodrës, nga Shqipëria drejtë Malit të Zi, me qëllim shpërndarjen e saj në territorin e vendin fqinj.
Në pranga kanë rënë shtetasit malazez Srgjan Singjeliq 37 vjeç, Savo Vukçeviç 24 vjeç dhe Ratko Shushkavçev 26 vjeç të gjithë lindur dhe banues në Podgoricë.
Nga hetimi i deri tanishëm rezulton se lënda narkotike është trafikuar nga Shqipëria drejtë Malit të Zi përmes Liqenit të Shkodrës", thuhet në njoftimin e policisë malazeze.





