Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin E. M., 27 vjeç, banues në Himarë.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





