Vijon puna për kapjen e personave në kërkim. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:
•D.T, 29 vjeç, banues në Bulqizë.
Kapja dhe arrestimi u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur ndaj tij masë sigurimi "Arrest me burg", për veprat penale "Përkrahje e autorit të krimit ", "Kanosje për të mos kallzuar".
Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.





