GREQI, 18 mars 2013- Një 61-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Kapshticë pasi u kap me 3.161 kg heroinë.

Sipas informacioneve më të fundit, droga është kapur në një furgon i cili drejtohej nga 61-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Sipas policisë greke, droga ishte ndarë në 6 pako dhe ishte fshehur në kabinën e furgonit dhe kishte si destinacion Athinën.

Ndërkohë policia greke po merr në pyetje shqiptarin për të bërë të mundur edhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.