Kapet në Rrogozhinë një 31-vjeçar shqiptar në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Policia njofton se ka vënë në pranga ditën e sotme shtetasin Florenc Shamo, banues në Rrogozhinë. 

Ai është i dënuar me 14 vjet burg në Itali për një vrasje të kryer në bashkëpunim dhe pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj.

“Interforce Italia ka dërguar shkresën e datës 03.06.2016, ku është lëshuar urdhri i ekzekutimit nga Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Firences, i dënuar me 14 vjet burg, për veprën penale “Vrasje në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal Italian”, bën të ditur policia.