Policia italiane ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar, i cili ishte i shpallur në kërkim prej vitit 2014.

Mësohet se në pranga ka përfunduar Arben Terqalaki, i akuzuar për trafikimit të qenieve njerëzore, nxitje, shfrytëzim të prostitucionit të kryer në Spanjë.

32-vjeçari jetonte në Alessandri, aty ku dhe u arrestua pas një kontrolli në qytet.

Pas ndalimit të tij, oficerët kuptuan se për Terqalakin ishte lëshuar një urdhër arresti europian që në vitin 2014.

32-vjeçari duhet të vuaj 11 vite burg, ndërsa aktualisht ndodhet në burgun e Aleksandrisë.