Kapet dhe ndalohet një shtetase nga Durrësi, e shpallur në kërkim për veprën penale "Mashtrimi".
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, Specialistët Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës pas informacioneve te siguruara në rrugë operative, në lagjen nr. 6 në Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetases E.B., 32 vjeçe, banuese në Durrës, e shpallur në kërkim e dyshuar për veprën penale të mashtrimit.
Kjo shtetase ka mashtruar dy shtetas duke iu shitur bileta të falsifikuara të një agjencie turistike.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.





