Arrestohet nga policia një 35-vjeçar, pasi i ka marrë me mashtrim një gruaje 8 mijë euro. 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

K.Ç, 35 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Shtetasi K.Ç, për një periudhë një vjeçare, i ka marë një shtetaseje me anë të mashtrimit shumën prej rreth 8 mijë euro, njofton policia.