Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore, policia e Lezhës ka arrestuar shtetasin O.H., 35 vjeç, banues në Kurbin.
Ky shtetas është shpallur në kërkim policor nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, pasi më datë 20.02.2018, 35-vjeçarit në bashkëpunim me të tjerë, i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike marijuanë.
Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin datë 23.02.2018, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Sipas njoftimit zyrtar, 35-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime dhe ndjekje të mëtejshme.





