Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim, i dënuar për plagosje.
Bëhet fjalë për Gerald Kamberin, 36 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionëve luftarake”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





