Sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar më DVP Durrës, arrestoi në flagrancë shtetasin L. H., 50 vjeç, pasi ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke ushtruar aktivitet tregtar të paregjistruar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe u sekuestruan 3528 paketa të ndryshme pa pullë fiskale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.