Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 52-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, të dënuar me 17 vite burg, për organizatë kriminale, pengmarrje, shfrytëzim prostitucioni etj.
Në sajë të operacionit policor të koduar "Blic" është bërë e mundur arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Maks Merkaj, 52 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.
Merkaj, Gjykata e Assizes Venecia, Itali, me vendimin nr. 1/2001 R.G.C.Ass, datë 10.04.2011, e ka dënuar me 17 vite burgim, mbetur për të vuajtur edhe 14 vite, për veprat penale “organizatë kriminale”, “pengmarrje”, “marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “shfrytëzim prostitucioni”.
Interpol Tirana po vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejtim drejtësisë Italiane.





