BARI, 25 mars 2013– Policia e Guardia di Finanza në Barit, në bashkëpunim me zyrtarët e Agjensisë Doganore dhe me ndihmën e qenve, kanë konfiskuar 75 kilogramë marijuanë.
Të paketuara në 82 pako të vogla, ishte fshehur me mjeshtëri në dyert e automjetit tip furgon me targa italiane, e cila zbriti nga nja traget që vinte nga Shqipëria.
Vlera në euro e përfituar nga shitja e drogës do të ishte 750.000 €.
Biznesmeni 32 vjeçar shqiptar, banues në provincën e Vareses, është arrestuar në Bari me akuzën e trafikimit ndërkombëtar të drogës.





