Adoleshenti 17-vjeçar E.Z., banues në Shën Vlash është vënë në pranga nga policia e Durrësit.
I riu, së bashku me shokun e tij E.Vata, 21 vjeç të arrestuar në flagrancë ditën e ngjarjes, është autor i vjedhjes së një supermarketi në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar.
Ndërsa 21-vjeçari u kap me presh në duar gjatë ndërhyrjes së policisë në supermarket, adoleshenti arriti t’ia mbathte dhe që nga data 1 shkurt ishte shpallur në kërkim.
Ai akuzohet për “Vjedhje” në bashkëpunim.





