Një adoleshent është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për plagosjen e një të riu.

Burime nga policia thanë se kanë ndaluar 17-vjeçarin me inicialet S. S., pasi pak ditë më parë ka qëlluar 3 herë me thikë 23-vjeçarin me inicialet D. Sh., në qytetin e Vlorës.

I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa adoleshenti duket se do ti kalojë festat e fundvitit në qelitë e Policisë së Vlorës.