Adoleshenti shqiptar me inicialet M.F që u arratis nga burgu i minorenëve “Beccaria” në Milano më 20 dhjetor të 2015 është ndaluar nga forct policiore italiane.

Karabinierët e Monzas e arrestuan, 17-vjeçarin, të shtunën në shtëpinë e një mikut të tij në Vigevano, pak kilometra larg Milanos.

Ai ishte dërguar në burgun e minorenëve pasi akuzohej për dhjetëra vjedhje të kryera në banesa të ndryshme në Monza e Brianza.

Adoleshenti mundi të arratisej duke u hedhur nga muri rrethues i burgut, 5 metër i lartë. Pak ditë më parë nga ky burg u arratis një tjetër adoleshent.