FIER – Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona, ndërsa ka nisur procedimin penal ndaj tre të tjerëve për vjedhje nafte.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, kur policia e Fierit sekuestroi një autobot të ngarkuar me 8 mijë litra naftë me targa false. 

Policia ka vënë në pranga Mariglen Seminin dhe Julian Serion, të cilët akuzohen për vjedhjen dhe transportimin e naftës, në mjetin me targa të Tiranës 5376 C dhe me targa karrocerie 5324 C. 

Gjithashtu blutë e Fierit kanë nisur procedimin penal ndaj 3 kushërinjve Q.Muho, S.Muho dhe E.Muho, të përfshirë gjithashtu në vjedhjen e naftës.