Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen e personave përgjegjës dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin Xh. K., 25 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja.

Pas veprimeve hetimore të kryera rezultoi se shtetasi Xh. K. është autori i dyshuar i disa vjedhjeve në të ndodhura gjatë muajve qershor-korrik, në Durrës, konkretisht:

Më datë 16.06.2021, ka vjedhur biçikletat e shtetasve P. T. dhe A. G;

Më datë 30.06.2021, në lagjen nr. 16, Durrës, ka vjedhur në banesën e shtetasit K. N.;

Më datë 14.07.2021, në lagjen nr. 17, Durrës, ka vjedhur në dyqanin e shtetases F. D. dhe disa pajisje në ambientet e një shkolle në lagjen nr. 16, Durrës. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.