Një veteran i Marinës nga Utahu ka rrëfyer se është ai dërguesi i 4 zarfeve me përmbajtje farat prej nga prodhohet ricini, me destinacion presidentin Donald Trump dhe pjesëtarë të tjerë të administratës së tij.

William Clyde Allen III, 39 vjeç, e bëri këtë rrëfim teksa fliste me hetuesit, pas arrestimit në shtëpinë e tij në qytezën Logan, në veri të Salt Lake City.

Ai u ka thënë hetuesve se kishte blerë fara ricini dhe kishte dërguar letrat, që përmbanin të tilla produkte brenda, por ende nuk dihet se cili ishte motivi që e kishte shtyrë atë të bënte këtë veprim.

Zarfet me fara ricini ishin postuar javën e kaluar për presidentin e SHBA, për drejtorin e FBI-së Christopher Wray, për Sekretarin e Mbrojtjes James Mattis, si dhe oficerin më të lartë të Marinës, admiralin John Richardson.

Autoritetet shprehen gjithashtu se, letrat u kapën përpara se të shkonin në destinacionet e tyre. Allen shërbeu si marins në vitet 1998-2002. Ai ka precedentë penalë në Utah, përfshi abuzim me fëmijët dhe përpjekje për agresion të rëndë.