Policia italiane ka arrestuar autorin e akisdentit që i shkaktoi vdekjen shqiptarit Franko Gjinaj. Në pranga ka përfunduar një 34-vjeçar italian banues në qytezën Giaveno.

Ngjarja ndodhi natën e 19 janarit në rrugën provinciale të Torinos që lidh komunat Orbassabo e Stupinigi ku 36-vjeçari shqiptar u përplas për vdekje nga një automjet i cili u largua pa u ndalur e pa dhënë ndihmën e parë.

Telekamerat rrugore zbardhën se automjeti që aksidentoi shqiptarin ishte i tipit Wolkswagen i bardhë, stema e të cilit u gjet në vendngjarje.

Autoritetet italiane kanë arrestuar 34 vjeçarin italian pasi kanë identifikuar automjetin Wolkswagen të cilin e kishe çuar për ta riparuar te mekaniku duke u justifikuar se kishte aksidentuar një kaproll.