Policia e Durrësit ka kapur autorin e që tentoi të vidhte gjatë natës lokalin pranë sheshit të njohur si te busti i Azem Hajdarit.

Ai është një shtetas i mitur, i moshës 15 vjeç.

“Nga shërbimet e Policisë Durrës u ndalua shtetasi i mitur H. L., 15 vjeç,  pasi tentoi të vidhte gjatë natës në një lokal në pronësi të shtetases N. Sh., në lagjen nr. 4, Durrës”, informon policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.