12 maj 2015 – Një organizatë kriminale shqiptare është shkatërruar nga policia italiane në Firenze.
Karabinierët italianë kanë vënë në pranga 17 perosna dhe kanë sekuestruar plot 2 ton marijuanë dhe 30 kilogramë kokainë.
Operacioni është shtrirë në disa qytete të Italisë, në Romë, Arezzo, Reggio Emilia, Ragusa dhe Leçe.
17 të arrestuarit, emrat e të cilëve nuk janë ende bërë të ditur, akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/