I mbiquajtur nga banorët si “bisha”, në Everglades të Floridas është kapur një gjarpër super i madh, 5 metra i gjatë.

Ai u mat dhe u regjistrua si gjarpri më i madh i kapur ndonjëherë më parë në një park kombëtar.

Gjuetari i pitonëve Dusty “The Wildman” Crum, e kapi zvarranikun një zonë e cila nuk ka pak të tillë.  Si të mos mjaftonin përmasat e tij gjigante, pitoni i kapur ishte edhe shtatzënë. Brenda tij u gjetën plot 78 vezë.

Pitonët grabitqarë po dëmtojnë natyrën në Floridan e Jugut, duke zhdukur disa lloje kafshësh që ndodhen atje, për këtë arsye autoritetet po ndërhyjnë për të shpëtuar ekosistemin.