DURRËS, 2 Tetor 2014 – Autoritet meksikane kanë arrestuar një shtetas që njihej si bosi më i madh i drogës dhe për shumë krime të tjera.
Bëhet fjalë për Hector Beltran Leyva, për të cilin, edhe autoritetet amerikane kishin ofruar 5 milion dollarë për çdo informacion që do të çonte në kapjen e tij. Autoritetet meksikane bëjnë me dije se po kryejnë testet e ADN-së për të konfirmuar identitetin e tij.
Hector Beltran Leyva mori udhëheqjen e kartelit të drogës, pas vrasjes së vëllait të tij Arturo në vitin 2009, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me trupat meksikane. Karteli i tyre, i njohur si ABL, është përgjegjës për trafikun e armëve dhe të drogës në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe vepra të tjera kriminale si rrëmbim, vrasje dhe tortura në Meksikë.
Tomas Zeron, Prokurori i Përgjithshëm Meksikës, në një konferencë për mediat , tha se bosi i drogës është arrestuar në qytetin San Miguel de Allende, pas disa muajsh hetime rreth tij dhe organizatës.
Ai tha se Beltran Leiva u arrestua në shoqërinë e një personi tjetër me emrin Ortega, i cili ishte operator financiar i këtij grupi. Hector ishte i vetmi nga vëllezërit e tij i cili nuk ishte arrestuar apo vrarë. Ai ka lindur në vitin 1965 në shtetin veriperëndimor të Sinaloa. Banda e tij kishte një reputacion si një nga më të hakmarrëset dhe të pamëshirshmet në biznesin e krimit dhe drogës.





