Një shqiptar 47-vjeçar ka rënë në pranga të policisë pasi ishte ndërlidhësi i një bande të specializuar për trafikun e kokainës nga Holanda në Itali.
Policia italiane nuk jep shumë detaje lidhur me identitetin e shqiptarit, por ka bërë të ditur vetëm iniciale H.Z, shkruan corriereadriatico.it.
Personi në fjalë merrej me shpërndarjen e kokainës në Riviera del Conero, me një qarkullim prej një milion euro në muaj.
Operacioni i koduar “Romon Loco” çoi në sekuestrimin e 2.5 kg kokainë e papërpunuar në kristale, e cila u zbulua në bordin e një automjeti të ardhur nga Rotterdami i Holandës. Mjeti u ndalua për një kontroll në jug të Modenas.
Mësohet se lënda narkotike ishte e ndarë në dy pako, e mbështjellë me letër cefofoni, ndërsa ishte fshehur në ndenjësen e pasme të mjetit.
Ndërsa shoferi, që bënte rolin e korrierit, ishte një pensionist Italian, 65 vjeçar dhe banues në Maranello.
Gjatë një kontrolli në banesën e shqiptarit janë gjetur rreth 10 mijë e 600 euro të fshehura nën një dyshek, ndërsa shqiptari kishte fjetur aty një natë përpara se të arrestohej.
Sipas mediave italiane, vlera e kokainës ishte 400 mijë euro, ndërsa nëse do të shitej në tregun me pakicë fitimet do të arrinin në 1 milion euro.
Ndërkohë, policia ka gjurmuar shqiptari sot në mëngjes në Jesi, ndërsa qarkullonte me një makinë. Ai u arrestua në mes të rrugës, menjëherë, pasi zbriti nga mjeti.





