Një organizatë e trafikut të drogës, që vepronte në krahinat e Guayas dhe Santa Elena, është shpërbërë nga skuadra antidrogë. Ky grup ishte i përbërë me persona nga Ekuadori, Kolumbia dhe Italia. Ndërsa sipas medieve ekuadoriane pjesë e kësaj organizate ishe dhe një shqiptare, shkruan “El Telegrafo”.
Nelson Villegas, Drejtori Kombëtar i Narkotikëve, tha se operacioni u krye të hënën në Port. Sipas tij, hetimet ishin përqendruar për të shpërbërë këtë rrjet kriminal i cili tregtonte sasi të madhe droge në tregjet e Evropës.
Sipas agjentëve të cilët zbuluan organizatën, vunë re se çdo anëtar i saj kishte funksione të veçanta. Po sipas këtyre autoriteteve, e përfshirë në këtë grup kriminal ishte dhe një shqiptare me emrin Alina. A.
Rrjeti ndërkombëtar i trafikantëve të drogës kishte koordinatorë dhe njerëzit e sigurisë brenda portit nga ku bëhej kalimi i drogës.
/Panorama/





