Interpol Tirana ka ekstraduar një të ri durrsak të dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Zyrihu/Zvicër drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar O.T., 22 vjeç, lindur në Durrës.

Sipas informacioneve zyrtare të policisë, mësohet se shtetasi O.T. është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendim nr. 239 datë 07.03.2016, e ka dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datën 27.11.2014, në Durrës, pranë vilës së Zogut, shtetasi O.T. së bashku me një shtetas tjetër kanë vjedhur me dhunë shtetasin E.D.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Bern/Zvicër, u bë i mundur arrestimi i tij në Zvicër, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.