1 tetor 2015 – Efektivët e Komisariatit të Policisë Shijak kanë arrestuar dhe hajdutin tjetër të shtëpive dhe dyqaneve të rrethit të Shijakut.
Dy ditë më parë, blutë arritën të prangosin 20-vjeçarin Vullnet Koloveri dhe shpallën në kërkim grabitësin tjetër, 27-vjeçarin Ardinand Petova, i arrestuar tashmë.
Dy të rinjtë nga Sukthi akuzohen për “vjedhje në bashkëpunim”, pasi në sajë të veprimeve hetimore rezulton se ata kanë realizuar gjatë muajit shtator 4 grabitje në vende të ndryshme, duke marrë shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
/portali DurresLajm/