18 maj 2015 – Policia ka mundur të arrestojë sot në orët e para të mëngjesit autorin e vrasjes që ndodhi dje në Kashar.
Altin Aluku, i cili vrau vjehrrin dhe plagosi vjehrrën në shenjë hakmarrjeje ndaj fejesës së prishur mes tij dhe vajzës së viktimës, u kap nga policia rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm në fshatin Prush.
Në operacionin policor u përfshinë rreth 150 efektivë. Tashmë 39-vjeçari do të përballet me akuzat e vrasjes me paramendim të Lufti Xhaferrit, si edhe vrasje të mbetur në tentativë, për plagosjen e Naime Xhaferrit.
Për më tepër rreth ngjarjes së djeshme, lexoni këtu: Vrasja në Kashar, e fejuara e la autorin se pinte alkool
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/