8 nëntor 2015 – Kanabisi shqiptar duket se është një nga markat më të kërkuara në tregun italian të drogës. Së fundmi, policia e Vicenzas sekuestroi 12 kilogramë kanabis “Made in Albania” në linjën e trenit Romë – Verona – Viçenza. Droga po transportohej në çanta dhe destinacioni ishte zona e Campo Marzos.
Kjo punë po kryhej nga 11 nigerianë, të cilët dyshohet se kanë lidhje me grupet që e sjellin drogën nga Shqipëria. Të gjithë trafikantët ishin të regjistruar si të papunë, por bënin një jetë shumë të mirë me të ardhurat që merrnin nga droga e sjellë nga Shqipëria. Autoritetet italiane po përballen me ngarkesa të mëdha droge që vijnë nga Shqipëria përmes rrugëve detare dhe ato ajrore. Trafikantët po shfrytëzojnë çdo mundësi për të dërguar në destinacion mallin.
Disa javë më parë u shkatërrua një grup shqiptarësh i cili shiste në tregu italian një ton heroinë në vit. U arrestuan 16 shqiptare dhe u shpallën në kërkim 5 të tjerë, mes të cilëve edhe dy kokat e trafikut, vëllezërit nga Shijaku, Emiljan dhe Altin Hajri. Në këtë aksion u sekuestruan 200 kg heroinë dhe 325 kg kanabis. Në shtator u shkatërrua një grup që transportonte drogën me avion nga Shqipëria drejt Torinos, ku u sekuestruan 80 kg kanabis. Po gjatë kësaj periudhe, në Brindisi u kap një tjetër avion që pilotohej nga një shqiptar me 120 kg kanabis në bord./Klan
/portali DurresLajm/