Policia maqedonase ka kapur 350 kg marihuanë në pikën kufitare “Tabanoc”.

Droga, që ishte nisur nga Shqipëria e destinuar për tregun Evropian, ishte fshehur në bunkerë speciale, raportojnë mediat maqedonase.

Ndërkohë, nga Dogana e Maqedonisë mësohet se të paktën një person është arrestuar. Dyshohet se i arrestuari ishte nga Shqipëria dhe me iniciale B.F.