Një 23-vjeçar shqiptar është dënuar me 20 muaj burg në Belgjikë, pasi është kapur ‘mat’ duke shitur drogë.

I riu shqiptar është arrestuar në prill, pasi u kap në flagrancë duke shitur drogë bashkë me një shtetas të huaj, i cili është dënuar me 2 vite burg.

Gjatë seancës gjyqësore shqiptari tha se ishte i detyruar të përfshihej në këtë aktivitet pasi kishte probleme financiare dhe nuk i mjaftonte pagesa e papunësisë që shteti belg i ofronte. Sakaq avokati i tij mbrojtës u shpreh se “Klienti im dëshiron të kthehet te gruaja dhe dy fëmijët e tij në Shqipëri”, teksa kërkoi një masë më të zbutur të dënimit.