Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një të ri, teksa po vidhte dritaret e shtëpisë së një të moshuari në qytet.

Olvi Tusha, 25 vjeç, në lagjen nr.11 është kapur në flagrancë duke vjedhur dritaret duralumin të ndërtesës 2-katëshe në pronësi të shtetasit G.P. 70 vjeç, njofton policia.

Ndaj 25-vjeçarit rëndon akuza “Vjedhja e mbetur në tentativë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme