Specialistët për Krimet arrestuan në flagrancë një të ri nga Tirana, teksa po vidhte në një market.
Ai është Xhuliano Pula, 19 vjeç, banues në Tiranë.
Pula u kap duke vjedhur në një market në zonën e plazhit në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.





