Ndalohet një grua nga Durrësi e shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për trafik droge.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë të mundur ndalimin e shtetases B.Domi 38 vjeçe, banuese në Durrës.
Policia informon se “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin nr. 19/597, datë 27.01.2017 e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





