Seksioni për trafikun e paligjshëm në Policinë e Durrësit ka bërë të mundur ndalimin e një personi nga Durrësi në kërkim.

I ndaluari B.Z., 31 vjeç, akuzohet për trafik personash të rritur.

Policia informon: “Më datë 20.03.2018, u ndalua shtetasi në kërkim B.Z, vjeç 31, banues në Durrës, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprën penale të “Trafikimi  i personave  të rritur i kryer në bashkëpunim”. Neni 110/a i Kodit Penal”.