27nëntor 2015 – Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi kishte me vete një sasi kokaine. Arrestimi është bërë në Ragusa, Itali dhe bëhet fjalë për të riu, Elton Laraku, shkruan syri.net.

Policia italiane ka bërë të ditur se, kishte marrë informacion nga një qytetar në lidhje me aktivitetin e shqiptarit, emigrant prej vitesh në Itali.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj Larakut, karabinierët kanë gjetur lëndën narkotike kokainë, sasia e të cilës nuk është bërë e ditur.

/portali DurresLajm/