Dy persona, një shqiptar dhe një italian u arrestuan mbrëmjen e djeshme nga policia italiane në Milano pasi u kapën me një sasi prej 206 kg marijuanë.

Dy personat u kapën kur ata po shkarkonin lëndën narkotike nga një furgon në zonën industriale të komunës italiane Settimo Milanese.

Një italian 50 vjeç dhe një 52-vjeçar shqiptar me banim në Milano, u arrestuan për akuzat e posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Identitetet e personave të vënë në pranga nuk bëhen me dije, ndërsa në banesë u sekuestruan edhe 62 mijë e 880 euro.